×
  • Show Time
  • Show Time

    U përfol për një krisje në marrëdhënien me Marina Vjollcën, Getoar Selimi u jep përgjigje ndjekësve

    Reporteri
    29 Gusht 2024 | 15:44

    Çifti i njohur i showbizit, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, u përfolën së fundmi nga media për një ndarje dhe krisje të marredhënies së tyre, përcjell Gazeta Online Reporteri.net. 

    Shkak për këto dyshime u bë një postim i reperit në rrjete sociale të cilën ai e hodhi dhe më pas e fshiu.

    Mirëpo ditën e sotme Selimi ka vendosur tu jap fund këtyre aludimeve.

    Me një video të postuar në rrjetin e tij Instagram, teksa shihet i lumtur pranë bashkëshortes, Marines, dhe vajzës së tyre Marget, Getoari na e dha përgjigjjen.

    Krahas videos ai shkruan: “Video nga Marget,” ndërkohë që përreth shihet çifti i cili janë ulur në restorant duke kaluar kohë së bashku.

    Kujtojmë që dyshja e njohur e kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë 7 vite më parë, dhe pas 4 vitesh sollën në jetë vajzën e tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!