×
  • Show Time
  • Show Time

    U përfol se është ndarë nga bashkëshorti, Adelina Tahiri përgjigjet me një fotografi

    Reporteri
    11 Prill 2024 | 8:35

    Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri është përfolur shumë në median rozë sa i përket martesës dhe marrëdhënies së saj me bashkëshortin.

    Prej disa kohësh, këngëtarja nuk ishte shfaqur me bashkëshortin e saj në postimet e ndryshme në rrjetet sociale por ditën e sotme mesa duket Adelina ka vendosur t’i hedhë poshtë të gjitha spekulimet rreth martesës së saj.

    Tahiri ka publikuar portretin familjar në Instagramin e saj, përmes të cilit i ka uruar të gjithë ndjekësve festën e Bajramit.

    Në galerinë e fotove të postuara, Tahiri shfaqet përkrah djalit dhe bashkëshortit të saj, ku të tre janë kombinuar më së miri, duke u veshur me të zeza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!