Zhvillimet që ndodhën mbrëmë në Big Brother Vip dëshmuan se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë afër një ribashkimi, pas më shumë se tetë muajve ndarje.
Një gjë të tillë e dëshmon edhe postimi i fundit i Donaldit në Instagram. Në llogarinë e tij është postuar tashmë video nga momenti i puthjes, llogari kjo që menaxhohet nga vëllai i tij, Romeo.
Kjo video ka marr komente të shumta. Në mesin e atyre që kanë komentuar janë edhe reperët Mozzik e Getinjo, Ermal Fejzullahu dhe Elgit Doda.
“Ec aty kingu”, ka qenë komenti i Ermalit, derisa Mozziku ka vendosur tetë emoji të zemrës.
Getinjo ka vendosur një emoji me sy të përlotur dhe një zemër, e Elgiti ka komentuar “My boy”.
Ndryshe, historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.