×
  • Show Time
  • Show Time

    U rikthye në Festivalin e Këngës pas 25 vitesh, reagon për herë të parë Elsa Lila

    Reporteri
    21 Dhjetor 2022 | 14:48

    Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Elsa Lila u rikthye, pas 25 vitesh në Festivalin e RTSH-së. Ajo mori pjesë me këngën e titulluar “Evita”, dedikuar vajzës së saj.

    Elsa emocionoi të gjithë publikun në Pallatin e Kongreseve, të cilën e duartrokitën pafund.

    Pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë në Instagram disa foto nga performance dhe i falenderon spektatorët për emocionet.

    “Falemnderit te gjitheve per emocionin dhe dashurine qe po me jepni!Kjo eshte dhurata me bukur ❤️! Shihemi sonte ne Naten e trete”, ka shkruar Lila krahas imazheve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!