Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur Gold Ag u bë baba për here të parë. Fryt i dashurisë së tij dhe bashkëshortes Ermira, ishte vogëlushi Gueril.
Menjëherë nisën edhe thashethemet mbi momentin kur djali erdhi në jetë, dhe një nga më të përhapurat që pushtoi edhe portalet ishte se djali lindi në krahët e deputetes Time Kadriaj.
Por, Gold AG, për herë të parë ka sqaruar të vërtetën rreth kësaj.
“Bëre mirë që e hape këtë temë sepse dua ta sqaroj. Timja me profesion është gjinekologe, dhe si ç’do njëri kur njeh dikë, kërkon favor që të gjendjen. Timja u tha gjinekologëve që aty ishte nusja ime, dhe t`i gjendeshin pranë. Timen e falënderoj dhe e çmoj jashtëzakonisht shumë, sepse e meriton, por djali im nuk lindi në duart e saj. Time Kadriaj ka bërë shumë për djalin tim, ka folur me të gjithë spitalin dhe i ka thënë të qëndrojnë gati, por punën e ka bërë stafi i spitalit”, tha ai në ‘Glamour Zone’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.