Ditët e fundit jo vetëm Roberti ka qenë në vëmendje të mediave për ndarjen nga Nora, por edhe vëllai i tij Patrisi u përfol për ndarje.
Thashethemet u shkaktuan nga fakti që Tuna shkoi me pushime vetëm me mikeshën e saj ndërsa Patrisi shkoi në Amerikë ku qëndroi për disa javë.
Pas postimeve të Patrisit nga Amerika, nisën aludimet se ai është zhvendosur atje përgjithmonë.
Mirëpo Patrisi i ka shuar sot të gjithë zërat për ndarje, duke postuar një foto të Tunës dhe Tianit teksa shkruan se mezi pret t’i takojë.
“Ata po vijnë. Një ditë ka mbetur. Mezi pres të shoh familjen time të bukur”, shkruan Patrisi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.