×
  • Show Time
  • Show Time

    U zunë për Dafina Zeqirin, pas shumë kohësh Ledri Vula dhe Ghetto Geasy shihen së bashku

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 17:41

    Dy reperët e njohur, Ledri Vula dhe Ghetto Geasy janë parë të shoqëruar në një lokal në shoqërinë e njëri tjetrit.

    Kjo dëshmon se dyshja kanë marrë një hap për të rikuperuar raportin e tyre miqësor dhe kolegial.

    Ledri Vula fillimisht ishte pjesë e labelit “Baba Records” i cili më vonë mori emrin “Babastars”.

    Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012 bëri bujë për shkëputjen e papritur nga muzika dhe labelit.

    Kujtojmë se Ledri dhe Getoari prishën raportin mes tyre, kur reperi Vula ishte në lidhje dashurie me Dafina Zeqirin. E gjitha ndodhi pasi Ledri pati një zënkë me ish të dashurin e Dafinës, Krenar Çoçaj ku Gheto Geasy nuk i doli në ndihmë anëtarit të BabaStars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!