Hasbulla Magomedov është një nga personazhet më të famshëm të rrjeteve sociale. 19-vjeçari me pamjen e një fëmije të vogël si pasojë e një sëmundjeje që quhet akondroplazi, ka më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, ku videot e tij humoristike bëjnë xhiron e botës.
Pas shumë vitesh, Hasbulla ka pranuar të japë intervistën e tij të parë dhe këtë gjë e ka bërë për lojtarin e futbollit amerikan Caleb Pressley, në “Barstool Sports”. Aty ai ka folur për jetën e tij, marrëdhënien që ka me personalitete të shquara të sportit si Khabib Nurmagomedov dhe rivalitetin që ka me Abdu Rozik.
Duke marrë shkas nga fotoja që ky i fundit ka postuar së bashku me Cristiano Ronaldon, Hasbulla sulmoi yllin portugez të futbollit: “As nuk më intereson fare për Cristianon, jam më i famshëm se ai. Ai vetëm topit di t’i bjerë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.