×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë kam një djalë”, deklarata e ëmbël por e papritur e reperes

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 10:29

    Reperja e njohur Iggy Azalea dhe partneri i saj reper, Playboi Carti janë bërë prindër për herë të parë.


    Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar vetë reperja përmes nje postimi në Instagram.

    “Unë kam një djalë. Po vazhdoja të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por ndihem sikur sa më shumë kohë kalon, aq më shumë e kuptoj se do të jem gjithmonë në ankth për të ndarë një lajm të madh me botën.

    Dua ta mbaj jetën e tij private por dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se ai nuk është sekret dhe e dua aq sa nuk e shpreh dot me fjalë”, ka shkruar Iggy.

    Reperja është përfolur gjatë për shtatzëni por ajo ka preferuar ta mbajë të fshehtë, deri në këtë moment.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!