Sot po i jepet lamtumira e fundit vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj në varrezat e kishës së Gurrakocit.
Reperi tashmë ka ardhur nga Amerika në varrimin e vëllait të tij.
Viktor Palokaj, i njohur edhe si Unikkatil kishte bërë edhe një dedikim për vëllain në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net.
“Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti”, shkruante ai mes tjerash.
}
Policia e Kosovës kishte raportuar se në vendin e ngjarjes ishte gjetur një armë dhe substanca narkotike.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.