Aktorja Adriana Matoshi, të mërkurën (sot) e ka kaluar me sukses operimin e saj tumor në tru.
Mbështetje për të gjatë këtyre dy ditëve ka qenë tejet e madhe nga gjithë shqiptarët anë e mbanë, derisa nuk munguan edhe ata që ofruan ndihmë financiare për aktoren, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Tani, pak orë pas operimit që pati, ka reaguar edhe vajza e saj e madhe, Kaona.
Në llogarinë esaj në Instagram ajo ka publikuar një fotografi të nënës së saj, derisa ka bërë edhe një dedikim për të.
“E ka kaluar dy herë kancerin. Cila është superfuqia jote?”, ka shkruar Kaona.
Ndryshe, gjatë ditës reagoi edhe i dashuri i saj, Keith i cili falenderoi Zotin për gjithçka.
Ndryshe, vetëm dy ditë më parë Adriana Matoshi njoftoi se tumori në tru i është rikthyer pas nëntë vitesh./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.