×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajza e Manjola Nallbanit i kthehet ashpër ndjekëses dhe i del në mbrojtje të ëmës

    Reporteri
    19 Nëntor 2020 | 10:11

    Këngëtarja, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kuruar.


    Ajo i ka ndarë fotot në rrjetin e saj social Instagram, ku nuk kanë munguar komentet.
    Sigurisht shumica janë komplimentuese, por ka edhe ndjekës që kanë komentuar jo pozitivisht.

    Njëra prej tyre shkruan: “Unë s’jam e këtij mendimi dhe nuk më pëlqejnë pozat e kësaj…. Shqipëria ka femra egoiste duan të duken gjithkund….mos harroj që pamjet e këtyre janë nën trukun dhe kurimin e tyre maksimal…kur ka femra shumë natyrale të thjeshta dhe femërore e të ëmbla”.

    Manjola nuk ka reaguar, por vajza e saj Megi i është kundërpërgjigjur ndjekëses të së ëmës.

    “Nuk pretendoj ta kuptosh, por kjo s’është foto pasaporte që të ketë “thjeshtësi”, është set për koperinë reviste… Nejse, edhe ti pa qenë person publik fare dhe s’të njeh askush, nuk i like mangut as rruazat, as buzëkuqin, as selfiet dhe as profilin publik për pak vëmendje! Është normale që do të zbukurohesh se je femër, por është tjetër çështje që ka disa gra qe s’ka make up t’ju bëjë derman se ju duket negativiteti që në shikim, po të paktën mos gjyko ato që duken bukur dhe janë me mentalitet 100 vjet para!”, i është kthyer Megi.

    Pas saj ka reaguar edhe Manjola, duke u shprehur se këto janë foto artistike për një kopertinë reviste.

    “O jeta ime! Njeriu që ndihet plot me veten nuk ja vret sytë shkëlqimi askujt tjetër! Unë natyrisht nuk po dal kështu në rrugë për të blerë presh po janë foto artistike për një koperinë reviste! Në vitin 2020! Dhe jam Artiste! Kush nuk kupton kaq gjë çfarë te thuash përveçse… ky fat na ra!”, shkruan Nallbani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!