×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajza e Mc Kreshës qenka kopje e tij, dalin fotografi nga ditëlindja e parë e saj

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 12:07

    Një vit më parë, reperi MC Kresha u bë baba për herë të parë.


    Si fryt i dashurisë me Erzinën, erdhi në jetë vajza Iza.

    Në muajt e parë pas lindjes, çifti qëndruan në Kanada, ku ka jetuar prej vitesh Erzina para se të zhvendosej në Kosovë si menaxhere kryesore e një prej brandeve më të njohura ndërkombëtare.

    Së fundmi, Kresha, Erzina dhe Iza e vogël janë kthyer në Kosovë. Por, fundjavën që lamë pas, ata ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar për një festë kuptimplotë – atë të 1-vjetorit të vajzës.

    Me një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve, burimet e Prive.al mësojnë se ditëlindja vajzës i është festuar në një nga resortet më luksoze të jugut.

    Prive ka arritur të sigurojë edhe një fotografi ekskluzive familjare, nga ato të paktat ku familja e vogël, duket për mrekulli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!