Edicioni i parë i “Big Brother Vip” u kthye pa dyshim në një nga emisionet më të ndjekur dhe komentuar.
I drejtuar nga Arbana Osmani, pjesë e shtëpisë më të famshme ndryshe nga herët e tjera, ishin persona Vip të skenës shqiptare. Dhe mesa duket “Top Channel” do vazhdojë me traditën pasi Lori Hoxha e ka konfirmuar këtë.
Ajo lajmëroi se edicioni i dytë do vijë në dhjetor përsëri, pas Kupës së Botës.
Por pas këtij lajmi menjëherë kanë nisur aludimet se kush do të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është një ndër emrat e përfolur, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv.
Por nëse kjo ndodh vërtetë, duket se përsëritja e historisë së Borës dhe Donaldit është shumë afër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.