×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajzat e Angelina Jolie të sëmura, tregon vetë aktorja

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 21:21

    “Të luftosh për të mbijetuar dhe të shëroheni është një gjë për të cilën duhet të krenoheni”, kështu ka treguar në një komente Angelina Jolie për revistën “Time” derisa ka treguar se vajza e saj Zahara (15) kishte pasur një operacion në ije.


    As vajzat e tjera nuk i kanë shpëtuar operimit.

    Angelina Jolie (44) ka treguar se dy nga gjashtë fëmijët e saj kanë pasur operacione këtë vit në një ese që ajo e ka publikuar në revistën “Time” të dielën për nder të “8 Marsit”, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

    Ajo ka shkruar se vajza e saj më e madhe, 15 vjeçarja Zahara dhe njëra nga vajzat më të vogla (ose Shiloh apo Vivienne) janë operuar me sukses.

    Aktorja nuk ka dhënë shumë detale përjashto që fëmija i saj është dashur që të bëhet operim në ije për shkak të një komplikimi.

    Ajo ka thënë se është mahnitur me atë se si familja janë bërë s’bashku në këtë kohë të vështirë, por që për çudi askund në shkrim nuk e ka përmendur emrin e babait të fëmijëve, ish burrit të saj, aktorit Brad Pitt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!