Qysh nga nisja e spektaklit “It’s my love” nëse mund të quhet spektakël, publiku ka parë skena jo fort të hijshme që kanë ndodhur aty, duke nisur nga gjuha e përdorur e deri te veprimet.
Së fundmi është bërë virale një skenë mes dy vajzash të cilat përleshen në emision për arsye banale për show, madje ajo që habit më shumë këtu është mosreagimi i të vetquajturit autor Valon Maloku në momentin kur ndodh ngjarja.
Nga veprimi i tij, ai duket se po e shijon këtë moment, vetëm për ta shitur më shumë emisionin. Pasi, reagim pati vetëm nga konkurrentët meshkuj.
Përveç të gjitha këtyre, ajo çka vërteton atë që kemi thënë më lart është fakti që i vetquajturi autor i këtij formati, Valon Maloku nxit audiencën për ta parë këtë episod të cilin e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook duke shkruar “Taze, sonte boks”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.