×
  • Show Time
  • Show Time

    Vazhdojnë puthjet mes Dj PM dhe Sarah Berishës në Big Brother VIP

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 18:48

    Ka disa ditë që banorët po mësojnë skenarin e komedisë “Pallati 176”, ku pjesë e kësaj do jenë edhe Dj PM dhe Sarah Berisha.

    Duke qenë se dyshja mbrëmë kanë dhënë puthjen e parë, edhe sot gjatë kohës kur po luanin pjesë e tyre nga “Pallati 176”, ata nuk hezituan të jepnin puthje të tjera, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dj PM shprehi pëlqimin ndaj Sarës qysh në ditën e parë kur u fut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Derisa një debat i ashpër erdhi dje për ta, pasi Sarah u shpreh se e sheh thjesht si shok, por që më vonë u pendua për këtë gjë.

    Dyshja diskutuan mes vete deri në orët e para të mëngjesit, aty ku dhe Sarah e puthi Dj PM./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!