×
  • Show Time
  • Show Time

    Vazhdon drama, Sara i kundërpërgjigjet Dafinës

    Reporteri
    26 Gusht 2023 | 9:01

    “Kam vendosur tu bëj ‘unfollow’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar.

    Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË.“

    Ky ishte reagimi zyrtar i Dafina Zeqirit një ditë më parë në lidhje me veprimin e saj për të hequr nga Instagram-i Ledrin dhe Sarën.

    Në këtë valle së fundmi është futur edhe Sara Hoxha e cila nuk ia ka lënë mangët këngëtares.

    “Një burrë nuk mund t’i japë fund një marrëdhënieje, kur në fakt nuk ka pasur një marrëdhënie,”-ka shkruar blogerja në Instastory, një thumb direkt ky për Dafinën.

    Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

    Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

    Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

    Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës.

    E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

    “T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.

    Nuk dihet nëse Sara u bë xheloze, apo se çfarë mund të ketë ndodhur që marrëdhënia mes tyre u përça.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!