Julian Deda, djali i aktorit të humorit Zef Deda ka reaguar për herë të parë në lidhje me ndarjen nga jeta të babait të tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai thotë se homazhet do të bëhen në Teatrin “Migjeni”, aty ku edhe ka qenë shtëpia e tij e dytë.
“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj per ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do behen ne hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dyte, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, ne oren 13:00, kortezhi niset per meshen e drites, me pas percjellja per ne banesen e fundit, ne varrezat e Rrmajit”, shkruan Julian Deda.
Aktori i mirënjohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta sot në moshën 73-vjeçare.
Zef Deda mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.