×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktori dhe reperi i njohur

    Reporteri
    27 Shtator 2023 | 18:23

    Aktori dhe reperi Nashawn Breedlove, i njohur për përballjen me Eminem në një betejë rep në filmin ”8 Mile”, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.

    Breedlove luajti kundërshtarin e frikshëm të quajtur Lotto në filmin e vitit 2002, i bazuar në jetën e reperit Eminem, dhe u shfaq në kolonën zanore për filmin e vitit 2001 “The Wash”.

    Nëna e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale të martën, raporton BBC.

    Ai vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në New Jersey të dielën, raportoi TMZ. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!