×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktori i “Friends”

    Reporteri
    07 Maj 2022 | 9:49

    Aktori Mike Hagerty, i cili u bë i njohur përmes roleve në “Friends” dhe “Somebody Someëhere”, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

    Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.

    “Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles. Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka thanë ajo.

    Ndërkohë, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!