×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktori i njohur amerikan

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 11:31

    Aktori i njohur amerikan, Peter Fonda, ka vdekur në moshën 79 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Fonda vuante nga kanceri në mushkëri.


    Ai ishte skenarist, producent dhe aktor në filmin klasik të vitit 1969, “Easy Rider”. Merret vesh se ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të premten.

    Ai ishte i biri i Henry Fonda-s dhe vëllai i vogël i Jane Fonda-s. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për lajmin se Peter Fonda ka vdekur”, thuhet në deklaratën e familjes.

    “Në një nga momentet më të vështira të jetës sonë, nuk po mund t’i gjejmë fjalët e duhura për ta shprehur dhimbjen në zemrat tona. Në këto ditë zie, kërkojmë nga ju që ta respektoni privatësinë tonë”, thuhet më tej në këtë deklaratë.

    Familja tha se shkaku i vdekjes së tij ishte bllokimi i frymëmarrjes për shkak të kancerit në mushkëri.

    Fonda ishte nominuar dy herë për çmimin “Oscar”. Ai është lindur në Nju Jork në vitin 1940 dhe ishte vetëm 10 vjeç kur i kishte vdekur nëna, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!