Ka ndërruar jete në moshën 76-vjeçare Carl Weathers, aktori që luajti boksierin Apollo Creed në filmat ”Rocky”. Weathers ishte një ish-futbollist amerikan, i cili u bë i famshëm falë filmave me Sylvester Stallone.
Duke filluar nga viti 1976 në sagën ”Rocky” ai luajti rolin e një kampioni boksi në peshat e rënda, arrogant dhe i talentuar në ring, rival dhe më pas mik i Balboas.
Weathers u bë një yll aksioni në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Përveç katër filmave të parë “Rocky”, ai luajti gjithashtu në filma si “Predator” dhe “Gilmore Girls”.
Së fundmi ai mori pjesë në serialin televiziv Disney “The Mandalorian”, i lidhur me ekskluzivitetin “Star Wars”.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Carl Ëeathers. Ai ndërroi jetë i qetë në gjumë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe bëri një jetë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet kontributeve të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe është i njohur në mbarë botën dhe ndër breza. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”, theksuan familjarët e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.