Aktori i njohur John Aylward ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Aktori ndërroi jetë të hënën në shtëpinë e tij në Seattle, raportojnë mediat e huaja. Gruaja e tij, Mary Fields tha për Deadline se aktori kishte pasur probleme me shëndetin kohët e fundit.
“Jam i shokuar. Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një qenie njerëzore fenomenale”, tha përfaqësuesi i tij, Mitchell K. Stubbs në një deklaratë për mediat. “Ai ishte një klient ëndrrash, një mik dhe një person ëndrrash.“, shtoi ai.
I lindur dhe i rritur në Seattle, Aylward u shfaq në dhjetëra seri televizive gjatë karrierës së tij prej më shumë se katër dekadash, por mbahet mend më së miri për rolin e tij si Dr. Donald Anspaugh në ER. Aylward iu bashkua serialit në sezonin e tretë në rolin shumë të përsëritur.
Ai u shfaq gjithashtu në shfaqje televizive si Alias, Cold Case, Boston Legal, Without a Trace, Nip/Tuck, The Practice, Everwood, The X-Files, Dharma & Greg, 3rd Rock from the Sun, Northern Exposure, The Mentalist, American Horror Story, Yellowstone dhe së fundmi Briarpatch./abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.