×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktori i njohur shqiptar

    Reporteri
    29 Tetor 2022 | 21:41
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Ka vdekur në moshën 71-vjeçare aktori i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni.

    “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! U prehsh në paqe, Enver Hyseni”, thuhet në njoftimin e teatrit “Migjeni”.

    Homazhet zhvillohen nesër, më 30 tetor, nga ora 10 deri në 12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, thuhet në njoftim.

    Prej vitit 1975, Hyseni numëron role të shumta në teatër, por nuk kanë munguar as rolet e tij në filma. /tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!