×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes babai i aktorit kosovar Dardan Gashi

    Reporteri
    16 Janar 2024 | 10:23

    Aktori i njohur kosovar Dardan Gashi përmes një postimi në ‘Facebook’ dha lajmin që babai i tij, Adem Gashi, ka ndërruar jetë.

    Ai shkroi se varrimi i tij do të bëhet ditën e sotme në ora 15:00 në fshatin Nekoc/ Drenas.

    “Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi

    Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë

    Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkroi ai.

    Adem Gashi ishte shkrimtar i njohur kosovar.

    Vitin e kaluar, atij  i ishte ndarë çmimi kombëtar letrar për vepër jetësorë “Azem Shkreli”, nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

    Adem Gashi ishte edhe autori i këngës “Sërish vjen Marsi”. /Reporteri.net/

    Vdes shkrimtari dhe krijuesi i këngës “Sërish vjen Marsi”, Adem Gashi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!