×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes ikona e filmave të “Bollywood-it”

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 11:30

    Ylli i Bollywood, Irrfan Khan, i njohur ndërkombëtarisht për rolet e tij në “Jeta e Pi” dhe “Milioneri Slumdog”,u nda nga jeta në moshën 53 vjeçare ditën e mërkur.


    Khan, një nga aktorët më të njohur dhe më të dashur në Indi, zbuloi në mars të vitit 2018, se ai ishte diagnostikuar me një tumor të rrallë neuroendokrin – një rritje anormale që fillon në qelizat e specializuara neuroendokrine të trupit, kjo sipas Klinikës Mayo, përcjellë Reporteri.net

    Aktori, la pas vetit një grua dhe dy fëmijë.

    Kujtojmë, se ai kishte bërë një emër për veten e tij në Bollywood, me role në disa filma të vlerësuar me çmime dhe fitues si “Jeta në një metro” dhe “The Dunchbox”.

    Ai gjithashtu luajti role mbështetëse në filmat kryesorë të SH.B.A.-së si “The Amazing Spider-Man,” “Jurassic World” dhe “Inferno.”/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!