×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes legjenda e rokut

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 8:09

    Në moshën 65 vjeçare ka vdekur Eddie Van Halen.


    Valerie Bertinelli, ish-gruaja e Eddie dhe nëna e fëmijës së tij të vetëm, Wolfgang, përmes një telegrami ngushëllimi njoftoi për vdekjen e yllit të rokut, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

    Ajo e quajti atë “dashuria ime” dhe e falënderoi që ishte aty në momentet e tij të fundit.

    Eddie Van Halen, kitaristi legjendar dhe bashkëthemeluesi i Van Halen, ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin.

    Burime të afërta me yllin e rokut tregojnë se ai vdiq të martën në Spitalin St. John në Santa Monica.

    Gruaja e tij Janie, ishte pranë tij së bashku me djalin e tij, Wolfgang, ish-gruan e tij Valerie Bertinelli dhe Alex, vëllain e Eddie dhe bateristin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!