×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes në moshën 20 vjeçare reperi Lil Loaded

    Reporteri
    01 Qershor 2021 | 19:54

    Reperi Lil Loaded ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 20 vjeçare.


    Vdekja e tij u raportua të ketë ndodhur dje.

    Avokati i tij, Ashkan Mehryari, i tha portalit TMZ se ”Mjerisht Z. Robertson vdiq si rezultat i një vetëvrasjeje të raportuar”, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është raportuar ende.

    Mjeku ligjor konfirmoi se Dashaw Robertson, i cili është emri i tij i vërtetë, vdiq në Dallas County në Texas.

    Ai së fundmi kishte postuar një mesazh ‘të fshehtë’ në rrjete sociale.

    “I dashur më i larti, ju lutem më falni për të metat e mia dhe të gjitha rastet kur nuk kam arritur t’ju bëj krenar”.

    “Kërkoj hyrjen në mbretërinë tënde përmes të gjitha gabimeve të mia. E di që ju i doni të gjithë fëmijët tuaj dhe unë jam gati që zemra dhe shpirti im të bashkohen me ju”, kishte shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!