Ka vdekur një nga rapsodët më të njohur nga Kosova, Qazim Batllava.
Lajmin e ka bërë të ditur Sabit Zeneli përmes një postimi në Facebook.
“Lamtumirë Qazim Batllava. Ishte ndër rapsodet veteran më ne za të trevës se Llapit dhe jo vetëm. U shqua jo vetëm si shahir por edhe si burrë odash me një fjalor të veçant e me humor”.
“Mbaj mend si e hijeshonte konakun tonë s’bashku me bacen tonë Idrizin e vëllain e ti Enverin poashtu ikonë e folklorit. Ishte dhe mbledhës i përkushtuar i fjalëve të urta e anegdotave të cilat i botoi ne libra. Të qoftë i lehtë dheu baca Qazim e kënga jote do te mbetet në ne përgjthmonë…”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.