Produksioni i ka vënë një klip banorëve, ku është dhënë përplasja e Fifit dhe Ilirit gjatë këtyre ditëve.
Një shaka, gjithmonë sipas Fifit, ka bërë që balerini shqiptar të preket jashtë mase, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Balerin i dështuar” ishte deklarata e Fifit për Ilirin, i cili iu përgjigj duke i thënë këngëtares “Soprano gjysmake”, duke bërë kështu që të zhvillohet një debat i ashpër mes tyre.
Pas klipit, debati ka nisur sërish, ku Fifi i përmend një letër gjatë një loje, ku Iliri sipas saj e kishte ofenduar duke i thënë se kënga “Marova” është si “vegetë”, aq shumë e pëlqen.
Këtë gjë Fifi e ka marrë për keq, pasi sipas saj duket nënvlerësim që kënga e saj të krahasohet me vegetën./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.