×
  • Show Time
  • Show Time

    Vëllai i Meghan Markle bëhet pjesë e Big Brother VIP

    Reporteri
    04 Nëntor 2021 | 7:54

    Vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t Big Brother VIP Australia dhe sigurisht bisedat e para kishin kryefjalë dukeshën. Sipas Thomas Markle, e motra u largua prej tij e ndikuar nga fama që fitoi si aktore.

    “Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mëndja aq shumë. Më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

    Më tej tregoi që është i bindur se Harry është viktima e saj e radhës. “Ajo ishte e martuar dhe ai që kishte e adhuronte, por u nda sapo përfitoi gjithçka deshi. Radhën tani e ka Harry dhe kjo mund të vërtetohet lehtë. Nuk e keni vënë re që princi nuk ka më asnjë foto duke qeshur qëkur është larguar nga familja e tij”, u shpreh Thomas.

    Vëllai u Markle është i bindur se çifti do ndahet një ditë.

    Kujtojmë se Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër.

    Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.

    E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit. Kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore. Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!