Emri i rep artistit Betim Januzi, në skenë “Buta” u lakua jashtëzakonisht shumë në media sot. Kjo pasi vëllau i tij, Qendrim Januzi natën e 28 majit dyshohet se qëlloi për vdekje G.H, të njohur si “Strella”.
Pavarësisht që të rinjtë fascinohen pas këngëve të reperit, jo rallë ai përmes vargjeve flet edhe për kërcënime e vrasje.
I njohur për stilin “fresstyle”, reperi shpesh ka fyer e kërcënuar artist të ndryshëm në tekstet e tij.
Në një video ai elaboron situatën me vëllain e tij që së fundmi dyshohet se kreu vrasjen, duke thënë:
“Vëllaun mshelë, gjyqi ia pat dhonë 3 vjet, thojke burgu o për burra, që vjen puna shkojmë apet”.
Por kjo nuk është hera e parë që ai kishte folur për të kaluarën kriminale të vëllait të vet ku, përveç intervistave, ai përmes rreshtave artistik kishte aluduar në korruptimin e prokurorit për të liruar vëllain nga burgu, ku kishte përfunduar për tentim-vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
“Unë kom rrejt n’gjyq, pa mu dridh asni qerpik, prokurorit ni bakshish, vëllau m’dul mu për ni ditë”, vargje të cilat ai i këndon në një sesion radioje për “SRF”.