×
  • Show Time
  • Show Time

    Veprimi i fundit i Bleros dhe Afronës konfirmon që gjithçka mes tyre ka mbaruar

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 18:11

    Ka disa javë prej kur në media u raportua se martesa e Bleros dhe Afronës ka përfunduar.

    Ata kishin mbushur pothuajse tre vite martesë.

    Të gjitha dyshimet për ndarjen e tyre nisën pasi dyshja kishin fshirë të gjitha postimet me njëri-tjetrin.

    Edhe pse as njëri e as tjetri nuk u deklaruan lidhur me këtë, duket se tashmë kthimi mbrapa është e pamundur.

    Disa javë pasi mbushën portalet me dyshimet për prishje raporti, tashmë ish çifti kanë vendosur që t’i zhdukin në tërësi gjurmët e njëri-tjetrit.

    Ata nuk ndiqen më në rrjete sociale.

    Ndryshe, kjo është martesa e dytë e Bleros, e para ishte ajo me aktoren e njohur, Teuta Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!