Rita Ora dhe Ledri Vula u bënë bashkë në AlbaFestival në Zvicër.
Me këtë rast, dy artistëtnuk e kaluan mundësinë pa shkrepur një foto të përbashkët krah njëri-tjetrit, të cilën e ndanë me ndjekësit në rrjete sociale.
Gati 100.000 pëlqime ka arritur Ledri t’i mbledhë për vetëm dy orë në foton me Ritën e cila është pasuar më shumë komente.
Megjithatë, janë dy që kanë marrë më së shumti vëmendje.
Vetë Rita i ka dërguar zemra Ledrit teksa nëna e artistes me origjinë shqiptare ka pasur një pyetje.
‘Ani zemra? Awwww’ – shkruan Vera Ora teksa nuk dihet saktë se çfarë konfirmimi ka dashur të marrë nga dyshja që pozonte bashkë përpara aparatit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.