Hyrja e Romeos mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” ishte mjaft e bujshme. Aktori u hoq si i vëllai i tij binjak, Donaldi duke konfuzuar dhe vënë në lojë banorët.
Fillimisht, ai qëndroi në “Dhomën e Rrëfimit”, ku tha që e kishte marrë malli për Donaldin, gjysmën e tij.
I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë të ishte konkurrent në “Big Brother VIP”, ai tha me humor:
Më pas, ai u zhvendos në Dhomën e Surprizave, ndërsa Donaldi u fut në Dhomën e Rrëfimit. Ai tha se në këto ditë të vështira, do të donte të takonte pikërisht Romeon. “Më është dukur shekull pa e parë”, tha aktori referuar gjysmës së tij.
Në takimin më emocionues ndonjëherë, të dy u përlotën, dhe na përlotën edhe ne të gjithëve nga ekrani.
Referuar situatës së fundit, ai shprehu mbështetjen për vëllain e tij, duke theksuar se e rëndësishme është që ai të ndihet mirë dhe të bëjë çfarë do.
“Kur menduan se të vune me shpatulla pas murit, ti mbajte gojën dhe u tregove burrë dhe për këtë të jap dorën”, tha Romeo, referuar situatës së paqartë të vëllait.
Kjo fjali forcoi dyshimet e një pjese publiku që mendojnë se arsyeja e ndarjes së Borës dhe Donaldit ishte tradhtia e saj me Atdheun edhe pse të dy e kanë mohuar kategorikisht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.