×
  • Show Time
  • Show Time

    Vesa Luma pas vdekjeve të fundit të artistëve nga COVID-19: Po shoh lokale plot e festa, të durojmë edhe pak

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 17:36

    Për dy ditë, dy aktorë të njohur shqiptarë humben jetën nga virusi COVID-19.


    Aktori shqiptar nga Maqedonia, Luran Ahmet, u nda nga jeta të martën, teksa vetëm një ditë më pas, coronavirusi i mori jetën edhe humoristit të njohur, Rasim Thaçi – Cimës.

    Teksa shprehu ngushëllime në formë publike për dy artistë tashmë në amshim, këngëtarja Vesa Luma tregoi edhe shqetësimin e madh që po ndjen me rastet e vdekjes gjithmonë e në rritje nga COVID-19.

    Në një status të publikuar në InstaStory, Vesa ka shkruar se po sheh çdo ditë njerëz që në rrjetet sociale tregojnë festat e tyre në lokalet e mbushura të Prishtinës.

    Ajo bën thirrje për vetëpërmbajte në këtë kohë krize, duke marrë shembull veten, pasi prej gati dy vitesh nuk ka udhëtuar fare nga Zelanda e Re për të takuar familjarët e saj, duke mos dashura t’ua rrezikojë jetën.

    “Për ditë e më shumë po shuhen jetët e njerëzve nga versioni agresiv i COVID-19 që po qarkullon në Kosovë! Po shoh në Instagram lokale plot, festa, e mbledhi qysh nga fushata e tutje…Ne gjithmonë kemi qenë të durueshëm…hajde po durojmë edhe pak ju lutem…të gjithë po bëjmë sakrificat tona! Edhe unë kam mall t’ja ndij erën nanës time që ka kaluar një vjet e sa që është mbyllur në shtëpi dhe po duroj pa e parë tash e gati dy vjet, që mos ta rrezikoj në asnjë formë! Të rinjtë e kemi në dorë ta zbusim situatën”, ka shkruar Vesa Luma në InstaStory.

    Këngëtarja e njohur përndryshe së bashku me burrin e saj, reperin Big Basta, dhe djalin e tyre, Lianin, u shpërngulën në kontinentin oqeanik rreth katër vite më parë, për të nisur një jetë të re atje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!