×
  • Show Time
  • Show Time

    Veshja +18 e Fjolla Morinës/ Mjeku kosovarë nxitë përdhunimin e femrave për shkak të veshjes: Dhunuesit e tyre nuk duhet të dënohen

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 15:32

    Këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur në një koncert në Skenderaj më veshje provokative, ku shumica e audiencës ishin fëmijë.


    Nga reagimet e shumta për Fjollën, fokusi ishte te veshja dhe lëvizjet skenike të saj që paraqisnin performancë +18, e që binin në kundërshtim me grup-moshën e audiencës, në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj.

    Mjeku kosovar, Nazim Qehaja, në një postim në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka komentuar veshjen e këngëtares.

    Ai ka thënë se në aspekti human, profesional dhe psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla provokuese nuk duhet të përgjigjen para ligjit.

    “Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokativë, nuk duhet të përgjigjën para ligjit”, ka shkruar Qehaja.

    Morina ka kënduar disa nga këngët e saj hite, kurse ende nuk dihet se kush e ka organizuar koncertin në Skenderaj.

    Ndaj veshjes provokative me të cilën Fjolla Morina u paraqit mbrëmë para publikut të mitur në Skenderaj kanë reaguar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës si Milaim Zeka e Andin Hoti. Por Fjolla Morina iu është përgjigjur Zekës e Hotit për kritikat e tyre.

    “Tregoi Milaim Zekës që Drenica ka ecë përpara. Jam vesh sikur këngëtaret e huaja që kanë ardhë në Kosovë. Drenicasit janë burra dhe janë njësha”, ka thënë Fjolla.

    E ndaj komenteve të Andin Hotit, këngëtarja Fjolla Morina ka thënë se deklaratat e tilla e kanë lënë Kosovën prapa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!