Nëse Cristiano Ronaldo vijon impenjimin dhe paraqitjet e mira në fushë me Al Nassr, Georgina Rodriguez vazhdon të përflitet me pamjen e saj. Ndjekësve të saj nuk iu pëlqeu veçanërisht veshja e fundit e ekspozuar në rrjetet sociale. Për shumë, një veshje e tepruar, larg çdo lloj stili.
“Vajzë me fat”, – ka shkruar Georgina në Instagram, ku ka postuar disa foto, në të cilat tregon një xhaketë “Gucci” të shoqëruar me taka të bardha, që bien në sy, xhinse dhe një çantë ngjyrë vishnje. Shumë përdorues e kritikuan pamjen e Georgina Rodriguez.
“Ti je një vajzë me fat, por pa stil”, – i ka shkruar dikush. “Xhaketa, këpucët…, po çfarë lidhje kanë?” – ka komentuar dikush tjetër. Dhe pastaj përsëri: “Po, je me fat, por jo fustani dhe poza”, “Duhet të mësosh të vishesh në modë. Këto ngjyra nuk përputhen fare, sidomos me xhinset”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.