Nëse ka një gjë që Aurela Gaçen e veçon nga artistët e tjerë veç vokalit të saj është edhe fakti që është shumë e hapur me publikun.
Shpesh ndan momente nga karriera por edhe nga jeta personale ashtu sikurse ka bërë edhe mbrëmjen e sotme.
E ftuar në ABC, Aurela ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj dhe sakrificat që ka bërë.
Sigurisht që një artist kalon shumë gjëra në karrierën e tij por ajo që i ka mbetur në mëndje Aurelës ishte pikërisht largimi nga vajza e parë Greis, kur kishte vetëm 40 ditë që ishte bërë nënë.
I është dashur të udhëtojë drejt Amerikës për të finalizuar një kontratë të firmosur një vit më parë. Ajo tregoi që kjo ka qenë sakrificë shumë e madhe dhe e ka përjetuar duke u përlotur sa herë e pyesnin: “Si është vajza?”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.