Vetëm një javë pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Aaron Carter dhe e fejuara Melanie Martin janë ndarë.
33 vjeçari pohoi se arsyeja e ndarjes së papritur ishte për shkak të një “gënjeshtre shumë të madhe” në lidhje me motrën e tij binjake, Angel Carter.
“Për shkak të arsyeve personale Melanie Martin dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Ka pasur një gënjeshtër të madhe dhe motra ime komunikoi me ish të fejuarën time, shkatërroi gjithçka duke pasur parasysh se ajo e dinte se çfarë u përpoq të më bënte Angel në gjykatë, faleminderit Angel që më shkatërrove familjen. Zoti të bekoftë.“, shkroi ai.
“Ajo i dinte kufijtë e mi dhe veçanërisht të mos fliste me një gjysmë të caktuar të familjes sime që u përpoq të më përshkruante si një qenie njerëzore e çmendur psikotike dhe një pedofil,” iu përgjigj ai një ndjekësi, duke pranuar se ishte “shkatërruese” që ata u ndanë menjëherë pasi mirëpritën djalin e tyre, Princ Lyric Carter.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.