×
  • Show Time
  • Show Time

    Victoria dhe David Becham festojnë 22 vjetorin e martesës, të dashuruar si në ditën e parë

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 7:38

    Plot 22 vite me njëri-tjetrin, por asgjë s’ka ndryshuar për David dhe Victoria Beckham.


    Dyshja e ruan mjaft mirë formën e dikurshme, e për këtë, cilësohet si një nga çiftet më të pëlqyer nga yjet botërore. Këtë ditë të veçantë, David dhe Vicotria e kanë uruar me dy postime tepër të veçanta në rrjetet e tyre sociale.

    Victoria ka publikuar një video me momentet më të bukura të çiftit ndër vite, e në fund, shfaqen duke kërcyer në festën e madhe të ditëlindjes së djalit të tyre. Me postimet e herë pas hershme që bëjnë, David dhe Victorja, rikonfirmojnë se lidhja e tyre është tepër e fuqishme.

    Ata u martuan më 4 korrik të vitit 1999. David asokohe ishte një lojtar mjaft i njohur në Angli, por jo vetëm, e Victoria një këngëtare profesioniste. Në fillim u mendua se mes tyre kishte vetëm një flirt, por shpejt u kthye në një lidhje të fortë, që sot, ka prodhuar 4 fëmijë dhe një jetë të mbushur plot lumturi.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!