Nata e sotme e spektaklit në Big Brother VIP ka qenë mjaft dramatike duke qenë se Fifit i ra të fikët gjatë emisionit live.
Këngëtarja kosovare pas një debati që pati me opinionisten Balina Badinaku, ra për tokë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Pas shumë përpjekjeve nga ana e Arbana Osmanit, Fifi vendosi që të qëndrojë në shtëpi dhe të mos lërë lojën e Big Brother.
Gjatë kësaj nate dinamike, këngëtari Valon Shehu ishte banori i ri i cili nisi këtë aventurë.
Ai ishte me kitarë në oborr kur dhe u prezantua klipi i tij para banorëve, derisa ishte Fifi e para ajo e cila me vrap për ta takuar duke qenë se e kishte shok që nga jashtë.
Duke vrapuar, këngëtarja pengohet nga ulëset që ndodheshin në oborr dhe rrëzohet sërish por që shumë shpejt çohet dhe përqafon Valonin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.