Bora Zemani dhe Beatrix Ramosaj janë në çdo moment në qendër të vëmendjes së fansave dhe jo vetëm, të cilët kapin çdo detaj të tyre.
Ato janë komentuar shumë për shkak të situatës që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktorin e humorit, Donald Veshaj.
Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi moderatorja e njohur e ka përmendur këngëtaren teksa po moderonte “Për’puthen”.
Në fakt e gjitha ka qenë një lapsus, por përdoruesve të rrjeteve sociale nuk mund t’u shpëtonte një gjë e tillë.
Në një moment në “Për’puthen” Bora thotë: “Në komentet që pamë në puntatën e djeshme, kemi ende për të parë nga takimi i Rrushes dhe Trixë…, Kristos”.
Moderatorja ka ngatërruar emrin e Kriston dhe Trixës dhe momenti tashmë po bën xhiron e rrjetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.