Paola Ferrarit i ndodhi një ‘incident’ gjatë transmetimit.
Prezantuesja e njohur italiane, Paola Ferrari, u bë virale në një video gjatë një prezantimi të ndeshjeve të “EURO 2020”, shkruan lajmi.net.
Ajo ishte veshur me një fustan të zi, i cili ishte goxha i hapur tek këmbët, duke bërë atë që në një moment fustani ta ‘tradhtojë’.
Paola kishte momentin e famshëm të Sharon Stone në “Basic Instict” gjatë kryqëzimit të këmbëve, ku tregon pjesën intime.
Komentuesit ishin të bindur se nuk kishte veshur fare të brendshme, por një gjë të tillë e kishte mohuar Ferrari.
Duke mohuar ‘ngjashmëritë’ me rastin e Sharon Stone, moderatorja tha se kishte veshur të brendshme, ngase preferon higjienën, kurse mohoi thashethemet se ka tatuazh në zonën intime.
“Është bërë virale, ata po përdorin më shumë VAR (për këtë incident) sesa në fushë në Kampionatin Evropian. Unë mund t’ju siguroj se nuk kam një flutur tatuazh, nuk fluturoj aq lart”, u shpreh ajo.
Prezantuesja italiane nuk e krahason veten me Sharon Stone dhe mendon që videoja në fjalë është ekzagjëruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.