Është hedhur në treg emisioni më i ri “VIP Dado”.
Ky është një emision ndryshe nga ç‘jemi mësuar të shohim, ku fytyrat publike do të marrin kërkesa nga njerëzit që kanë nevojë për përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre gjatë kohës kur ata kanë ndonjë plan ose punë për të kryer, shkruan Indeksonline.
Në emisionin e dytë mysafire ishte Big Mama të cilin prezantuesi Edi Kastrati e dërgoi në një çerdhe fëmijësh.
Big Mama u shfaq mjaftë e afërt me të dy fëmijët për të cilët e kishte për detyrë të kujdesej.
Aty ajo bëri punën me shumë përkushtim duke ia ndërruar edhe pelenat.
Duke treguar energjinë e saj këngëtarja e moderatorja shqiptare i argëtoj ata në maksimum.
Ky emisioni është prodhimi i “OSMGROUP”, ndërsa producent është Fisnik Vejsa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.