Pjesëmarrësi i Islandës në festivalin e Eurovision të këtij viti nuk do të interpretojë në skenë, për shkak se një anëtar i grupit të tij rezultoi i infektuar me koronavirus. Daoi og Gagnamagnio do të qëndrojë në garë por nuk do të interpretojë drejtpërdrejt në mbrëmjen e kësaj të mërkure, në gjysmëfinalen e së enjtes ose në finalen e Festivalit të së Shtunës.
Në vend të kësaj do të përdoren pamjet e regjistruara gjatë një prove të fundit.
Këngëtari kryesor Daoi Freyr tha se përgjigjja e testit ishte një “befasi e madhe” për të. Megjithatë ai shkruan në rrjetet sociale:
“Ne jemi shumë të kënaqur me performancën [e regjistruar] dhe jemi super të entuziazmuar për të gjithë ju që do e shihni”
Organizatorët e Eurovision njoftuan gjithashtu në një deklaratë:
“Në bashkëpunim të ngushtë me EBU, grupi Daoi og Gagnamagnio ka marrë vendimin e vështirë për t’u tërhequr nga shfaqja live e këtij viti të Eurovision Song”.
Shqipëria në Eurovision përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.