Ditëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Loredana dhe Mozzik janë bashkuar.
Ndonëse asnjëri prej tyre nuk u deklarua deri tani, ishte reperi ai që në një interviste kishte mohuar një ribashkim të tillë.
Por, si duket spekulimet po vazhdojnë të rriten edhe më shumë, nga një imazh të publikuar nga Loredana.
Reperja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shpërndarë një fotografi ku shihet së bashku me Mozzik.
Dyshja shihen duke gjuajtur me armë zjarri, kurse për ‘emoji’ ajo zgjodhi një të nervozuar.
Postimi i tillë padyshim që ngjalli reagime të shumta të fansave, të cilët tashmë janë të bindur se palët janë bashkë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.