×
  • Show Time
  • Show Time

    Viti i ri shkollor në Shqipëri, Luizi bën gjestin e veçantë ndaj fëmijëve jetim të shtëpisë “Zyber Hallulli”

    Reporteri
    11 Shtator 2023 | 10:59

    Këtë të hënë ka nisur viti i ri shkollor për çdo nxënës në Shqipëri.

    Luiz Ejlli ka zgjedhur të shoqërojë sot në shkollë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.

    Siç shihet në foto, Luiz Ejllli është rrethuar nga fëmijët të cilët duken mjaft të lumtur për prezencën e këngëtarit në një ditë të veçantë si kjo.

    Shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” është qendër rezidenciale, që ofron shërbim 24 orësh dhe 7 ditë në javë për fëmijët jetimë dhe atyre me gjendje të vështirë ekonomiko -sociale dhe financohen nga shteti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!