Vivien Thano bëri ‘lëmsh’ rrjetin disa ditë më parë, kur deklaroi se një nga arsyet përse ajo dhe reperi Getinjo i dhanë fund lidhjes, ishte pasi ky i fundit ishte i varuar nga kumari dhe bixhozi.
Getinjo e pranoi varësinë e tij, por megjithatë bëri me dije se kjo nuk ka qenë arsyeja e vërtetë e ndarjes.
Pas përplasjeve të tyre virtuale, së fundmi Vivien duket se e ka thumbuar sërish ish-partnerin.
Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram një post ku shkruan “Zoti më shpëtoi, sërish”. Gjë që ndjekësit e kanë marrë si referencë për ndarjen e saj nga reperi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.